Lindi dhe Venera zbulojnë detaje nga dasma:DO TË JETË DICKA E MADHE POR…(FOTO) – AlpeGossip
Lindi dhe Venera zbulojnë detaje nga dasma:DO TË JETË DICKA E MADHE POR…(FOTO)

Lindi dhe Venera zbulojnë detaje nga dasma:DO TË JETË DICKA E MADHE POR…(FOTO)

Vetëm para pak javësh lajmi për fejesën e këngëtarëve Venera Lumani dhe Lind Islami bëri bujë në të gjitha portalet.

Mirëpo çifti i njohur ka zbuluar shumë pak detaje nga propozimi romantik në Barcelonë. Sot të ftuar tek “Edicioni veror” Venera dhe Lindi kanë treguar se ata e kanë përjetuar me shumë emocione këtë ngjarje të bukur, kryesisht Venera e cila tregoi se akoma është shumë e emocionuar nga propozimi dhe nuk do që ta ndajë atë moment intim me të tjerët pasi e mendon special vetëm për të dhe partnerin e saj.

Nga ana tjetër të pyetur për martesën këngëtarët thanë se duan të jetë një ngjarje e madhe me shumë të ftuar, ku mund të ketë edhe disa nga fansat e tyre më besnikë.

“Do të jetë dicka e madhe, po mendojmë, por do të jetë në një periudhë kur të gjithë të kenë mundësi të vijnë. Ne jetojmë në Tiranë, por familjarët i këmi në Prishtinë e Strugë, kështu që nuk e dimë se kur mund të ndodhë apo ku mund ta organizojmë” – tha Venera gjatë intervistës.