“KUÇEDRAT”/ Me kë e ka Ilir Shaqiri postimin e fundit në “Instagram”? (FOTO) – AlpeGossip
“KUÇEDRAT”/ Me kë e ka Ilir Shaqiri postimin e fundit në “Instagram”? (FOTO)

“KUÇEDRAT”/ Me kë e ka Ilir Shaqiri postimin e fundit në “Instagram”? (FOTO)

Ilir Shaqiri vijon ironizimet në rrjetet sociale ndonëse nuk dihet se me kë e ka konkretisht.

Balerini ka bërë një ripostim në Instastory ku shihen dy futbollistët e Real Madridit Rodrigo dhe Benzema gjatë festimit pasionant pas fitores me Chelsea. Mirëpo, fotoja është përshtatur dhe kthyer në një meme, ku fytyra e Benzema është zëvendësuar nga Iliri kurse në bluzën e Rodrigo shkruhet “Kuçedrat”.

“Poo”- ka shkruar balerini krah postimit duke rënë dakord me autorin që ka bërë këtë foto. Nuk dihet se kë po ironizon Iliri dhe kush janë kuçedrat. Por, të paktën publikisht askush nuk ka bërë ndonjë deklaratë të fortë për të javët e fundit.

Ky reagim vjen pak kohë pasi një postim i Ilirit ku shkruhej “Unë kur shikoj intervista hajvanësh”, bëri xhiron e rrjetit. Në rrjet u komentua se kjo irioni është për aktoren Monika Lubonja, por vetë fituesi i “Big Brother VIP” nuk do të përmendë emra konkretë rreth këtij statusi. I pyetur në një intervistë se për kë ishte kjo deklaratë, balerini u shpreh se është për ish-banorët që kanë folur në intervista për gjëra që nuk kanë ndodhur apo gjëra që ata i kanë imagjinuar.

Teksa muajit e fundit ka qenë mes Shqipërisë dhe Italisë, Iliri ka deklaruar se ka takuar organizatorët e “Grande Fratello VIP” në Itali së fundmi dhe ka folur për tu bërë pjesë e tij por, ende nuk e ka vendosur nëse do marrë apo jo pjesë. “Grande Fratello nuk e kam ndjekur shumë. Njoh shumë artistë që kanë qenë pjesë e tij. Unë sot isha duke folur për të marrë pjesë. Nuk është një ide që më çmend nga gëzimi sepse atë që doja e arrita. Të bashkëjetosh katër muaj me bashkëkombasit e tu dhe ta bësh këtë gjë me njerëz që nuk janë shqiptarë janë dinamika të ndryshme.”– ka treguar ai.

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Iliri është shprehur i gatshëm për të jetuar në Tiranë bashkë me familjen ndonëse ende nuk ka treguar diçka konkrete. Ai po ashtu ka thënë që në qershor planifikon të bëjë një dasmë me gruan e tij Emanuela.