KËNGË THUMBUESE E DEDIKIME/ Çfarë po ndodh me trekëndshin e shumëpërfolur Bora-Donald-Beatrix? – AlpeGossip
KËNGË THUMBUESE E DEDIKIME/ Çfarë po ndodh me trekëndshin e shumëpërfolur Bora-Donald-Beatrix?

KËNGË THUMBUESE E DEDIKIME/ Çfarë po ndodh me trekëndshin e shumëpërfolur Bora-Donald-Beatrix?

Që prej tetorit të vitit që lam pas, pjesë e përditshmërisë tonë tashmë është trekëndëshi shumë i diskutuar Bora-Donald-Beatrix.

Edhe pse “Big brother VIP” ka mbatuar, rrjeti vazhon të ziejë për ta.

Shumë ndodhira po ndodhin dhe shume ngacmime mes tyre, por “zërat” flasin se mes Donaldit dhe Borës ka një rikthim, shkruan alpegossip.al

Si ka nisur e gjitha?

Nuk ka njeri që nuk di tashmë historitë e ndodhura brenda “Big Brother”, por le të flasim për periudhën që ky reality show ka përfunduar.

Pas mbarimit Donaldi dhe Beatrix nuk u panë kurrë bashkë, madje mes tyre ka nisur një “luftë e ashpër“.

Dy ish “të dashurit” ose mund dhe mos kenë qënë kurrë të tillë, kanë nisur thumbat nëpërmjet këngës dhe kjo kuptohet qartë që e kanë me njëri-tjetrin.

Mirëpo së shpejti Donaldi do publikojë dhe një këngë tjetër në bashkëpunim me Romeon dhe Elgit Doda. Që tani fansat janë të bindur se ajo do i dedikohet Beatrix. Tre artistët kanë publikuar vetëm një fragment ku dëgjohen që përdorin frazën anormale. “Ti nuk je normale, je anormale”.- thuhet në këngë.

Çfarë e lidh këtë frazë me Beatrix? Në një bisedë mes saj dhe Donaldit në “Big Brother VIP” ky i fundit i ka thënë këngëtares: “Ti nuk je normal, je anormale”. Kaq ka mjaftuar që njerëzit nëpër rrjetet sociale të bëjnë lidhjen mes tyre dhe të dalin në përfundimin se kënga i dedikohet Beatrix.

Nërsa tani së fundmi ka qënë Trixa ajo që i ka dedikuar një këngë Donaldit.

Teksti flet për ndarjen dhe i premton vetes se do gjejë dikë më të mirë që ta vlerësojë dhe respektojë.

“Lulet çelin, edhe vyshken, krejt ça kishim ti e myte, kam mendu qe jena ndryshe, tash e gjete qysh e lype. Ta kisha dit ça je, s’kisha bo ça kam bo, deri tash u bo ca u bo, se boj mo, s’kom menu që ti je aq idiot, lotët e mia ti s’i meriton”, këndon Trixa dhe me fjalën “idiot” i shton më shumë dyshimet pasi edhe Donaldi në këngën “Nuk je”, e thërret veten “idiot”: “Unë e di që jam idiot, ama jam idioti jo”, thuhet në tekst.

Por si qëndron e vërteta mes ribashkimit të Donaldit dhe Borës? 

Shumë zëra janë ngritur se çifti më i folur i momentit janë ribashkuar me njëri-tjetrin, por nga ana e Donaldit e kemi marrë një përgjigje ndërsa Bora ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje.

Në statusin e pak ditëve më parë, Donaldi shprehej i penduar për humbjen e saj. “Kam kërkuar falje aty ku duhet dhe ku meriton dhe kam mbyllur portat që nuk duhet t’i kisha hapur kurrë. Me ndihmën e kohës dhe të diellit uroj që të shkrihet. Deri atëherë do bëj më të mirën që artin tim ta shpreh në format që unë di dhe dashamirësinë që kam marrë gjithë kësaj kohe ta kem mundësinë të jua kthe’’, – shkruante ai mes të tjerash.

Javë më parë bëri xhiron e rrjetit një video që tregonte makinën e Donaldit poshtë shtëpisë së Borës. Gjë e cila i la të gjithë të mendojnë se ata kanë nisur takimet. Pas kësaj, u vu re se Bora ndjek nënën e Donaldit në Instagram. Kjo e fundit i është bashkuar rrjeteve sociale kohët e fundit dhe fakti që ndiqej nga prezantuesja la të kuptohet se gjërat kishin marrë drejtim tjetër mes saj dhe Donaldit.

Udhëtimi drejt Vjenës i dy protagonistëve i forcoi dyshimet se ata kanë vendosur t’i japin një mundësi të dytë njëri-tjetrit. Madje, u raportua se do jenë pjesë e një filmi, por ende nuk ka asnjë gjë konkrete rreth kësaj.

Dhe tashmë së fundmi flitet se Bora dhe Donaldi do sjellin një duet së bashku, një këngë ku ata e kanë marrë shumë seriozisht dhe janë parë së bashku në studion e Elgidit.

Por një tjetër detaj që na bën të mendojmë se ata janë ribashkuar është prezenca e Donaldit në ambientet e “Top Chanel” dhe fotoja me konkurentin e “Për’puthen”.
Detaji i fundit që e vërteton  është dhe falenderimi i fansave që kanë fanpage me emrin “donaldbora”.

Alpegossip.al