“QEJF KISHA PAS ME DAL TANI”/ Arbëri bisedon me Donaldin: Po përtoj të hy në fazën që duhet të… – AlpeGossip
“QEJF KISHA PAS ME DAL TANI”/ Arbëri bisedon me Donaldin: Po përtoj të hy në fazën që duhet të…

“QEJF KISHA PAS ME DAL TANI”/ Arbëri bisedon me Donaldin: Po përtoj të hy në fazën që duhet të…

Teksa kanë mbetur edhe pak javë nga finalja e madhe e “Big Brother VIP”, duket se yjet po përdorin çdo lloj strategjie që të shkojnë deri në fund dhe të fitojnë çmimin e madh.

Por duket se ka nga ata që nuk po e përjetojnë mirë gjithë tensionin e krijuar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Dj Dagz teksa bisedonte me Donaldin tha se kishte “dëshirë të dilte tani”.

I pyetur nga aktori i humorit se pse, Arbëri tha se “përton të hyjë në fazën që duhet të prishet me të gjithë”.

Biseda mes Donaldit dhe Arbërit:

Arbëri: Qejf kisha pas me dal tani

Donaldi: Pse?

Arbëri: Po përtoj të hy në fazën që duhet të prishesh me të gjithë

Donaldi: Njerëzit po nxjerrin fytyrat e vërteta

Arbëri: Kësaj po i përtoj, nuk po dua me i përjetuar hiç. Edhe nëse dal sot, e di që i përqafoj të gjithë dhe ndihem shumë mirë me të gjithë. Kur të dal jashtë i pres të gjithë. Kështu me nejt ma shumë veç prishesh. E sot thosha me hy me nomin, kë me nomin?