“KUSH MENDON SE DEL?” Banorët duan të vënë në vështirësi Ilirin: Ti je i preferuari i publikut – AlpeGossip
“KUSH MENDON SE DEL?” Banorët duan të vënë në vështirësi Ilirin: Ti je i preferuari i publikut

“KUSH MENDON SE DEL?” Banorët duan të vënë në vështirësi Ilirin: Ti je i preferuari i publikut

Mbrëmë gjatë spektaklit të “Big Brother VIP”, Meridiani u vu përballë një zgjedhjeje. Teksa ndodhej në dhomën e surprizave, përballë kishte “Kutinë e Pandorës”, e cila kishte një surprizë por edhe një lajm të keq.

Për Meridianin kishte ardhur në shtëpi ekipi i Vllaznisë, por nëse ai do ta pranonte këtë sfidë do duhej të dërgonte në nominim të gjithë banorët. Tundimi ishte i madh dhe Meridiani zgjodhi pa hezitim të pranonte këtë surprizë bashkë me penalizimin.

Nga ky televotim do të shpëtonte vetëm Meridiani dhe i preferuari i publikut, ku mbrëmë doli Iliri.

Pas përfundimit të spektaklit, disa prej banorëve që po qëndronin jashtë komentuan pikërisht se kush mund të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri të premten. Ishte Monika ajo që iu drejtua Ilirit me pyetjen se “kush mendon se del?”.

Biseda mes banorëve:

Monika: Kush mendon se del, 1 emër

Einxhel: Mos e thuaj me zemër, thuaje nga mendja

Iliri: Jo, po përpiqem ti kujtoj

Arbëri: Nga zemra edhe picat i kemi vlerësuar

Antonela: Edhe nëse jam unë, Iliri thuaje nuk më vjen keq

Iliri: Jo, jo, po mendoj Trixa, Donaldi, Sarah. Këto qe jemi këtu i shoh, ato që nuk janë. Trixa, Donaldi, Sarah. A nuk është Meridiani?

Einxhel: Meridiani dhe Iliri kanë imunitet

Iliri: Po pse duhet me e filluar unë?

Einxhel: Po se je i preferuari i publikut

Antonela: Do e themi të gjithë Ilir

Einxhel: Unë nuk kam emër, nuk e llogaris dot

Iliri: Ti ke emër për çdo gjë

Einxhel: Kësaj here jam pa emër fare. Po Iliri e ka një emër gjithmonë

Iliri: Unë kam disa emra

Einxhel: Ti gjithmonë ke disa, por një

Iliri: Antonela, se ti bëre pyetjen

Antonela: E bëri Monika

Iliri: Atëherë Monika, edhe pse është një emër tjetër që mendoj. Nuk e them dot se na luan mendsh të gjithë pastaj