“I bukur dhe i rehatshëm”/ Aktorja e njohur zbulon detajet e fustanit të nusërisë (FOTO) – AlpeGossip
“I bukur dhe i rehatshëm”/ Aktorja e njohur zbulon detajet e fustanit të nusërisë (FOTO)

“I bukur dhe i rehatshëm”/ Aktorja e njohur zbulon detajet e fustanit të nusërisë (FOTO)

Priyanka Chopra dhe Nick Jonas thuhet se të martohen muajin e ardhshëm, në një festë të madhe që do të zgjasë tre ditë.

Dhe për herë të parë aktorja 36-vjeçare ka folur për fustanin e nusërisë që do të ketë veshur në ditën e saj speciale. Për ”Entertainment Tonight” ajo u shpreh: “Gjithmonë kam dashur që fustani që do të vesh të jetë i bukur dhe i rehatshëm”.

Në fakt ne mezi po presim ta shohim nuse yllin e Bollywood në ditën kur do të t’i thotë “Po” këngëtarit Nick Jonas.

Sipas “Times of India” çifti i njohur do të fillojnë ceremoninë e celebrimit më 30 nëntor deri më 2 dhjetor, në një kështjellë luksoze në Jodhpur të Indisë. Një burim i brendshëm tha gjithashtu për “ FilmFare.com” se ata kanë ftuar rreth 200 persona në ditën e tyre të madhe në vendin përrallor.