”SIKUR TA SHIHJA KËTË PAMJE ÇDO MËNGJES”/ Babai i braktisi, Dafina i kushton së ëmës fjalët emocionuese – AlpeGossip
”SIKUR TA SHIHJA KËTË PAMJE ÇDO MËNGJES”/ Babai i braktisi, Dafina i kushton së ëmës fjalët emocionuese

”SIKUR TA SHIHJA KËTË PAMJE ÇDO MËNGJES”/ Babai i braktisi, Dafina i kushton së ëmës fjalët emocionuese

Dafina Zeqiri po shijon pushimet në Maldives nën shoqërinë e së ëmës dhe motrës. Një dhuratë kjo për datëlindjen e mamasë së këngëtares, njëkohësisht dhe personi më i shtrenjtë për Dafinën.

Në një nga postimet e fundit, Duffye ka postuar një foto të nënës së saj duke shijuar natyrën në Maldives. “Sikur ta shihja këtë pamje çdo mëngjes. Të dua kaq shumë! Falemnderit që na mësove të ishim vetvetja dhe ta respektonim veten. Na mësove ta jetonim jetën sipas nesh, e jo sipas të tjerëve; të mos i dëgjonim opinionet e njerëzve”, ka qenë ky shkrimi i Dafinës dedikuar së ëmës.

Këngëtarja e ka theksuar shpesh se për të, nëna ka qenë mbështetja më e madhe, si dhe heroina e jetës së saj dhe të së motrës. Kujtojmë se vajzat u braktisën nga i ati në moshë fare të vogël, vendim për të cilin të bijat nuk e kanë falur ende.