“SI RRISTE TRE FËMIJË DHE U BË PSIKIATRE”/ Rita Ora rrëfehen si u ndje kur mësoi se nëna ishte sëmurë me kancer – AlpeGossip
“SI RRISTE TRE FËMIJË DHE U BË PSIKIATRE”/ Rita Ora rrëfehen si u ndje kur mësoi se nëna ishte sëmurë me kancer

“SI RRISTE TRE FËMIJË DHE U BË PSIKIATRE”/ Rita Ora rrëfehen si u ndje kur mësoi se nëna ishte sëmurë me kancer

Nëna e Rita Orës zbuloi pak ditë më parë se ka fituar betejën me kancerin. Dhe këngëtarja me origjinë shqiptare tregon për herë të parë sesi u ndje kur mësoi për sëmundjen e rëndë të së ëmës.

“Kur mora vesh që mami ishte sëmurë me kancer në gji, mendova: ‘O Zot, nuk mund të gjesh person më perfekt për t’u marrë me këtë punë’. E kuptoja që kishte kancer në gji dhe mund vetëm ta imagjinoja sesi ishte për të që të rriste tre fëmijë, te linte miqtë dhe të afërmit në Kosovë pasi lëvizëm në Britani, të mësonte një gjuhë të re, u bë psikiatre. Nuk mund të jem më krenare për udhëtim e nënës sime”, shprehet Rita në një video të publikuar nga e ëma Vera, në Instagram.

Kjo video në fakt i drejtohet një fondacioni që mbështet gratë me të njëjtën sëmundje, ndërsa nëna e këngëtares do të prezantojë rroba banjet për femrat me kancer në gji.