Këngëtarja e njohur Enca Haxhia këtë të hënë është pushim dhe ka vendosur të jetë e tëra në dispozicion të fansave. Në lojën “pyetje-përgjigje” të shpërndarë në instastory, në mënyrë të palodhur ajo po iu kthen përgjigje fansave për gjithçka duan të dinë.
Është e ditur që Enca mundohet ta mbajë sa më larg mediave jetën private por sot së paku ajo ka treguar se si është mashkulli i saj i ëndrrave. Një fans/e e ka pyetur “Cili është tipi i mashkullit ideal?”. Këngëtarja është përgjigjur duke rradhitur karakteristkat e mëposhtme: “Suportiv, inteligjent, içik artist patjetër, së paku në zemër, hardworking, i edukuar, besnik, me sens humori, i papërtuar, dikush që më jep paqe.”
Mirëpo Enca nuk e ka lënë më kaq, sepse në një story tjetër ajo ka shkruar se një mashkull i tillë nuk ekziston, shoqëruar nga një ikonë e të qeshurës me lot.