“Jam i shtrenjtë”/ Nuk do ta besoni sa paguhet “Zogu i Tiranës” – AlpeGossip
“Jam i shtrenjtë”/ Nuk do ta besoni sa paguhet “Zogu i Tiranës”

“Jam i shtrenjtë”/ Nuk do ta besoni sa paguhet “Zogu i Tiranës”

Hermes Nikaj ose i njohur ndryshe si ‘Zogu i Tiranës’ është bërë i famshëm për publikun shqiptar fal pjesëmarrjes në emisionin e mëngjesit ‘Aldo Morning Show’ ku me batutat e tij tërhoqi shumë vëmendjen. Ai bëhet shpesh pjesë e portaleve për shkak të deklaratave të ndryshme që bën gjatë intervistave dhe jetës së tij private.

Siç e kemi parë, këtë vit Zogu është pjesë e emisionit ‘Ditë e re’ në Ora News dhe i ftuar në emisionin ‘Një kat më lart’ ka treguar për largimin e tij nga Aldo dhe ka zbuluar dhe çmimin me të cilin ai paguhet.

I pyetur nga moderatori se sa shumë kushton Hermesi, Zogu ka treguar se është shumë i shtrenjtë.

“Jam i shtrenjtë, pa një 1 milion euro nuk të vijë. Hajde po bëjë ulje, nga 1 milion euro meqë është krizë po bëj ulje, unë 1 milion lek i du kesh kesh kesh”, ka treguar Hermes.

Ndër të tjera ai ka folur dhe për pagesën më të ulët që ka marr ndonjëherë, ku ka zbuluar se kur ka filluar punë tek Aldo përpara shumë vitesh paguhej vetëm 200 mijë lek.