“S’DO KETË SI SKANDALI I…”/ Tea reagon për herë të parë pas deklaratës së Borës (FOTOT) – AlpeGossip
“S’DO KETË SI SKANDALI I…”/ Tea reagon për herë të parë pas deklaratës së Borës (FOTOT)

“S’DO KETË SI SKANDALI I…”/ Tea reagon për herë të parë pas deklaratës së Borës (FOTOT)

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ku foli për jetën profesionale dhe atë private.

Duke bërë krahasimin mes ish-konkurrentëve të “Për’puthen” dhe atyre të sezonit të tanishëm, moderatorja tha se “si si skandali i Teas nuk besoj se do ketë”

“Konkurrentët e këtij sezoni më duket sikur i ekzagjerojnë gjërat më shumë seç duhet. Nëse sezonin e kaluar kishte arsye se debatonin dhe më pas ngrinin zërin, tani edhe një gjë e vogël merret si ters. Ndoshta duan që t’i paraprijnë që në fillim, që mos të duken si të urtë”, tha moderatorja e “Për’puthen”.

Bora tha se nuk beson se do ketë si skandali i Teas, ish-konkurrentja

Tea e cila është një nga moderatoret e emisionit nuk reagoi në lidhje me deklaratën e Borës, në momentin që ajo tha ashtu. Por gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në “Instagram”, ish-konkurrentja e “Për’puthen” reagoi për herë të parë.

“Si mendon për fjalët që tha Bora ‘nuk besoj se do ketë më si skandali i Teas”, i shkroi një ndjekës Trifonit.

Kjo e fundit i është përgjigjur shumë shkurt ku duket se ka rënë dakord me Zemanin.

“Mendoj që ka të drejtë”, shkruan duke qeshur Tea.

Bora tha se nuk beson se do ketë si skandali i Teas, ish-konkurrentja