SHUAN KURESHTJEN E TË GJITHËVE/ Adriano Celentano tregon se çfarë mendon për “Sanremo 2019” – AlpeGossip
SHUAN KURESHTJEN E TË GJITHËVE/ Adriano Celentano tregon se çfarë mendon për “Sanremo 2019”

SHUAN KURESHTJEN E TË GJITHËVE/ Adriano Celentano tregon se çfarë mendon për “Sanremo 2019”

Adriano Celentano, legjenda e muzikës italiane, është rikthyer të flasë para një mikrofoni, për të dhënë mendimin e tij rreth festivalit “Sanremo 2019”.

Ai ka përgëzuar Claudio Baglioni duke u shprehur:

“Bravo Claudio Baglioni. Për herë të dytë ka goditur në shenjë, që më në fund është duke i dhënë një kthesë festivalit. Një festival që ishte i drejtë deri kur ishte Pippo Baudo. Unë nuk jam në gjendje, pas vetëm dy shfaqjeve, të gjykoj këngët përveç këngës së ndezur nga Daniele Silvestri dhe tekstit të bukur të Cristicchiut. Por, mund ta dalloj erën që pastron dhe pastron larg paqëndrueshmërinë e rrezikshme të atyre që ju kanë paraprirë”.

Celentano ka treguar dhe njëherë se sa e vlerëson muzikën e vërtetë që mbart nota muzikore të mirëfillta dhe tekste domethënëse.

Kujtojmë se Adriano është një nga kompozitorët, producentët, aktorët dhe komedianët më të pëlqyer. Ndër vite ai ka sjellë këngë, të cilat janë ngulitur në memorien e njerëzve e vazhdojnë ende të dëgjohen.