Pas SKANDALIT të tradhëtisë, Khloe Kardashian sjell në jetë fëmijën e parë – AlpeGossip
Pas SKANDALIT të tradhëtisë, Khloe Kardashian sjell në jetë fëmijën e parë

Pas SKANDALIT të tradhëtisë, Khloe Kardashian sjell në jetë fëmijën e parë

Orët e para të së enjtes, Khloe Kardashian solli në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë. Lajmi i lumtur vjen vetëm dy ditë pas publikimit të videos ku partneri i saj dhe babai i fëmijës, Tristan Thompson, shihet  duke e tradhëtuar me dy vajza të tjera.

Khloe ka vuajtur shumë për të ngelur shtatzënë dhe kur bëri publik lajmin e fëmijës që priste me partnerin e saj Tristan Thompson, e falenderoi që e bëri nënë, e që i bëri realitet ëndrrën më të madhe.

Kujtojmë se menjëherë pas skandalit të Tristian Thompson, Khloe u shtrua me urgjencë në spital.


Khloe lindi në Cleveland edhe pse u raportua se po përpiqej të kthehej në Los Angeles kur skandali filloi të merrte popullaritet. Gjithashtu, Kim Kardashian dhe Kris Jenner morën avionin e parë për në Cleveland për t’i qëndruar pranë.

S’dihet asgjë për gjendjen e foshnjës, por shpresojmë të jenë të gjthë mirë.

Raportime të tjera thonë se pavarësisht tradhëtisë, Khloe e lejoi Tristan në dhomën e lindjes.

Burimi: TMZ, Us Weekly