Eugent Bushpepa merr pasaportën për të promovuar këngën në Europë: Zoti ishte me mua – AlpeGossip
Eugent Bushpepa merr pasaportën për të promovuar këngën në Europë: Zoti ishte me mua

Eugent Bushpepa merr pasaportën për të promovuar këngën në Europë: Zoti ishte me mua

Disa ditë më parë u përfol në media se përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovizion Eugent Bushpepa kishte anulluar pjesëmarrjen në turneun e promovimit të këngës “Mall” për shkak të problemeve me vizën.
Këtë fakt e konfirmoi edhe vet këngëtari nëpërmjet publikimit të këtij statusi: “Dëshirojmë t’ju njoftojmë se për shkak të disa problemeve teknike, Eugent Bushpepa nuk do të marrë pjesë në turneun e promovimit të këngës në Eurovision 2018 në Tel Aviv, Amsterdam dhe Madrid, edhe pse RTSH ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij 2 muaj më parë”.
Por ditën e sotme Genti ka ndarë me fansat e tij lajmin e gëzuar se ka arritur të marr pasaportën.

 

“Më në fund pasaporta ime erdhi. Amsterdam, Paris më prisni. Zoti ka qenë me mua edhe këtë herë”- ka shkruar këngëtari në “Instagram”.
Eugent Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion në datën 8 maj 2018 me këngën “mall”.