SIPAS VENERËS DHE LINDIT/ Këto janë destinacionet që duhet të vizitoni në çift – AlpeGossip
SIPAS VENERËS DHE LINDIT/ Këto janë destinacionet që duhet të vizitoni në çift

SIPAS VENERËS DHE LINDIT/ Këto janë destinacionet që duhet të vizitoni në çift

Lind Islami dhe Venera Lumani janë një ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Shpesh në rrjetet e tyre sociale, ata ndajnë me ne pjesë nga përditshmëria e tyre.

Të gjithë i kemi parë videot e ëmbla të çiftit teksa këndojnë së bashku në ambientet e shtëpisë. Një tjetër detaj shumë i bukur i mardhënies së tyre janë edhe udhëtimet e shumta në vende të ndryshme të botës. Udhëtime këto të bëra në çift, vetëm nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Nga çdo udhëtim i tyre, ata postojnë në rrjetet sociale foto të cilat duhet ta pranojmë janë një dozë shumë e mirë romanticiteti.

Teksa jemi vetëm një muaj larg festës së të dashuruarve, Shën Valentinit, ne të “News31” menduam t’iu sillnim si një përmbledhje udhëtimet e tyre më pikante nga të cilat mund të zgjidhni vendin tuaj të preferuar.

Verona, Itali

View this post on Instagram

Romeo&Juliet or Al Bano&Romina 🤔 ❤

A post shared by Lind Islami (@lind_islami) on

Momentalisht Lindi dhe Venera kanë zgjedhur Veronën si destinacion e tyre të rradhës. Verona është cilësuar si “Qyteti i Dashurisë” pas Parisit. Një detaj shumë i bukur i këtij qyteti është “Ballkoni i Zhuljetës” i cili duhet vizituar të paktën një herë në jetë nga çdo çift.

Fußen, Gjermani

Në këtë vend, Venera dhe Lidni kanë zgjedhur një ndër zonat më të bukura turistike për të vizituar.

Kështjella Neuschwanstein është një ndërtesë e shekullit të 19-të mbi një kodër në jugperëndim të Bavarisë. Kush nuk do të donte ta shihte nga afër?

View this post on Instagram

King Ludwig Neuschwanstein Castle…

A post shared by Lind Islami (@lind_islami) on

Francë, Paris

Sapo themi Paris, ka nevojë për me tepër fjalë? Një përqafim përballë “Louvrit” apo një puthje poshtë Kullës Eiffel. Nuk kishte si të mungonte një zgjedhje e tillë në listën e udhëtimeve të të dashuruarve.

View this post on Instagram

Bonjour Paris!❣

A post shared by 𝐕𝐄𝐍𝐄𝐑𝐀 (@veneralumani) on

Barcelonë, Spanjë

Në fakt Barcelona për Venerën dhe Lindin është shumë më tepër se një qytet i vizituar mes shumë të tjerësh. Teksa kalonin disa ditë pushimesh atje, Lindi ka shfytëzuar momentin për t’i bërë propozimin më romantik të mundshëm gjysmës së tij. Padyshim që Venera ka thënë një “PO” të madhe.

View this post on Instagram

PËRGJITHMONË!

A post shared by Lind Islami (@lind_islami) on

Viena, Austri

Një ndër fotot më të ëmbla të Lindit dhe Venerës.

Cifti kanë zgjedhur Muzeun Historik Natyror të Vinës për të shkëmbyer një puthje. Muzeu në fjalë është një ndër më të rëndësishmit në mbarë botën për historinë natyrore i cili prezanton në ambientet e tij mbi 100,000 objekte.

View this post on Instagram

A post shared by 𝐕𝐄𝐍𝐄𝐑𝐀 (@veneralumani) on

Milano, Itali

“Epiqendra” e “shopping”. Kush nga vajzat nuk do të donte të shkonte të paktë një herë në Milano me njeriun e zemrës? Të veshur “matchy matchy”, duke buzëqeshur teksa pozojnë krah njëri tjetrit para dyerve të “Versace”, Venera dhe Lindi janë “couple goals”.

View this post on Instagram

Eleganza!

A post shared by Lind Islami (@lind_islami) on

Basel, Zvicër

Zvicra është një tjetër nga destinacionet e zgjedhura të Lindit dhe Venerës. Cifti kanë kaluar disa ditë pushimesh në qytetin e Baselit.

Baseli është qyteti i tretë më i populluar i Zvicrës i cili ndodhet në pjesën veriperëndimore pranë lumit Rihne. Vendi ku takohen kufinjtë Zvicerianë, Francezë dhe Gjermanë.

E zgjodhët destinacionin tuaj? Jeni ende në kohë për të kursyer dhe ditën e 14 shkurtit ta kaloni ashtu siç “iu ka hije”.

View this post on Instagram

😎

A post shared by 𝐕𝐄𝐍𝐄𝐑𝐀 (@veneralumani) on