“PARAJA SHKRET…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“PARAJA SHKRET…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“PARAJA SHKRET…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Alketa Vejsiu u shfaq mbremëjen e djeshme tërësisht ndryshe nga të njohurat e tjera shqiptare. Ajo kishte veshur një këmishë dhe një fund sipër tij. “O alteta po vishi pak me te gjata se i cudite femijet o goce” duke e kritikuar kështu moderatoren.

Genta Ismaijli së shpejti do të kurorëzojë dashurinë e saj me biznesmenin turk. Ata duken shumë të lumtur dhe këtë na i kanë dëshmuar sa e sa herë publikisht duke i bërë dedikime romantike njëri-tjetrit. “Parja shkret” i komenton njëri nga ndjekësit, duke i nënkuptuar se gjithë kjo dashuri shkon për paratë dhe jo për partnerin e saj.

Rudina Dembacaj ka publikuar një foto ku shfaqet me maskën si masë mbrojtëse ndaj Koronavirusit. Menjëherë komentet kanë vërshuar drejt saj, ku disa e gjykojnë për marrëdhënien me Markun e disa e akuzojnë për tallje me të infektuarit nga ky virus. ” Ishalla spot kap korona se po ngel frroku pa gru prap spo i hec fati fare me femra me duket” i komenton njëri nga fansat duke e “thumbuar” kështu moderatoren.

 

ALPEgossip.al