“PO PËRJETOJ DASHURINË E VËRTETË”/ Zbulohet lidhja e Morena Tarakut me këngëtarin turk (FOTOT) – AlpeGossip
“PO PËRJETOJ DASHURINË E VËRTETË”/ Zbulohet lidhja e Morena Tarakut me këngëtarin turk (FOTOT)

“PO PËRJETOJ DASHURINË E VËRTETË”/ Zbulohet lidhja e Morena Tarakut me këngëtarin turk (FOTOT)

Këngëtarja Morena Taraku është vënë në fokus të mediave turke pasi po aludohet një lidhje e saj me këngëtarin e njohur turk, Berdan Mardini.

Sipas lajmeve, Taraku 28 vjeçe dhe Mardini, 43 vjeç janë fqinj në një lagje të shtrenjtë në Stamboll ku thuhet se ka nisur lidhja e tyre prej kohësh.

Lidhja mes këngëtares shqiptare dhe këngëtarit turk u zbulua pas festës së ditëlindjes së Mardinit, e cila thuhet se është organizua nga Morena.

“Ndjenjën e dashurisë e kam përjetuar vërtetë te Morena. Jam shumë i lumtur që jam me të dhe gjeta sërish jetën me të”, u ka thënë Berdan miqve të tij të ngushtë. Ndërsa Morena vazhdon ta ruajë me fanatizëm jetën e saj private, duke e mbajtur larg mediave rozë.

Mardini ka qenë i martuar për më shumë se 10 vite me Fatos Yelller dhe në muajin mars të këtij viti është ndarë. Ai është gjithashtu baba i dy fëmijëve.