IVA ALIKO PENDOHET KEQ/ Heq dorë nga ndërhyrjet estetike (FOTO) – AlpeGossip
IVA ALIKO PENDOHET KEQ/ Heq dorë nga ndërhyrjet estetike (FOTO)

IVA ALIKO PENDOHET KEQ/ Heq dorë nga ndërhyrjet estetike (FOTO)

Iva Aliko vazhdon të jetë një nga modelet më të komentuara në media e një detaj për të cilin ka rënë në sy janë buzët e fryra. Iva është ndër të paktët persona të showbizit shqiptar që e ka pranuar që ka kryer ndërhyrje estetike. Mirëpo tani është penduar dhe kërkon t’i ‘shfryjë’ buzët.

E ftuar sot në emisionin “Shqipëria live”, Iva ka treguar se sapo të gjej momentin e përshtatshëm dhe një mjek të mirë do të heqë dorë përfundimisht prej tyre.

“Unë në kohën që kam kryer ndërhyrjet estetike ato kanë qenë trend. Jam e penduar që i kam bërë. Sapo të gjej momentin dhe të gjej një mjek të mirë do t’i shfryj. Pësojmë diçka, që mësojmë. Ka goca pafund që më shkruajnë Iva ku i ke bërë buzët, ku e ke bërë këtë, atë ndërkohë që nuk ja këshilloj buzët e mia. Nuk më duket pamje e bukur me këto buzë, jam për buzët shumë natyrale, nuk më pëlqen më”, u shpreh Iva.