Merrni shembull. Ky çift ja kaloi dhe të rinjve për idenë e dhuratës së Shën Valentinit – AlpeGossip
Merrni shembull. Ky çift ja kaloi dhe të rinjve për idenë e dhuratës së Shën Valentinit

Merrni shembull. Ky çift ja kaloi dhe të rinjve për idenë e dhuratës së Shën Valentinit

Ajo ka qenë një nga vajzat më të bukura të Tiranës. Bionde me flokë të shkurtra që kthenin kokën të gjithë kur kalonte në rrugë. Quhet Margarita, por gjithmonë e kanë quajtur Bebi. Se flokët e shkurtra të verdha, fytyra bardhoshe e pastër, vetëm si e një bebi mund të dukej. Kur u njoh me Pirro Milkanin, që do të bëhej bashkëshorti i saj, ai ishte i sapokthyer nga studimet në Çeki.

 

(Margarita Kristidhi, foto nga Google)
U shndërruan menjëherë në çiftin e preferuar të të gjithëve. Një regjisor e një pianiste bashkë, shkurt dy artistë. Mund të kenë kaluar shumë vite po ajo ka mbetur një zonjë që kujdeset për veten. Ai është zotëria sharmant dhe sapo na dëshmuan që edhe pse kanë kaluar shumë kohë e janë bërë gjyshër duhen si ditët e para. Kanë gjetur mënyrën më të veçantë, për t`i shprehur dashurinë njëri-tjetrit. Ndryshe nga shumë të rinj që i bien shkurt duke blerë një parfun, Pirro dhe Margarita mbollën një pemë dashurie. Një pemë që do blerojë, thahet e jetojë për shumë vite, edhe kur ata të mos jenë më. Dhe do quhet pema e tyre: e çiftit më të bukur të Tiranës së dikurshme: pianistes së bukur Margarita Kristidhi dhe regjisorit Pirro Milkani.

(Pirro Milkani dhe Margarita Kristidhi, foto nga Instagrami)

(Pirro Milkani dhe Margarita Kristidhi, foto nga Instagrami)

(Pirro Milkani dhe Margarita Kristidhi, foto nga Instagrami)