Kam kunat për kokë të kunatit! Mirë apo keq, këto janë marrëdhëniet e VIP-ave me to (FOTO) – AlpeGossip
Kam kunat për kokë të kunatit! Mirë apo keq, këto janë marrëdhëniet e VIP-ave me to (FOTO)

Kam kunat për kokë të kunatit! Mirë apo keq, këto janë marrëdhëniet e VIP-ave me to (FOTO)

Ka kunata ky showbiz, por ka edhe kunetër. Nuk janë pak rastet që vëllai i burrit, apo motra e gruas të bëhet si motra apo vëllai që e ke apo kurrë s`e ke pasur. Vetëm në Instagram, apo edhe në përditshmëri këtë s`dimë ta themi ne. Do flasim me aq sa shikojmë. Siç pamë Gencin me Gretën. Edhe ende s`e kanë pranuar, as Genci dhe as Eni, ne kemi parë foto. Dhe së fundmi të gjithë shkruajtën për deklaratën e ëmbël që Genc Prelvukaj bëri për Greta Koçin. “Motra ime e pandalshme”, shkruan ai në një foto. Ata kanë bërë edhe këngë bashkë, kështu që qenkan plot gjëra. Kunetër, kolegë, tani edhe motër e vëlla.

 

(Postimi i Gencit në Instastory)
E meqë jemi te këngët, nuk quhet nëse je këngëtar e s`bën këngë me kunatën. E bëri edhe Geti me Luanën. Bën edhe pushimet me të e me nusen. Këto ditë që po flasim ka shkruar për pushime te kunata e madhe. Le të ishin ato vetëm vajza, Geti s`ndahet nga Marina. Për hir të saj është bërë edhe marinar i krejt marinës. Si atëherë kur i mori të gjitha Vjollcat në jaht për ditëlindjen e të dashurës në atë kohë.

(Getoari me kunatën dhe mbesat. Foto nga Instagrami)
Edhe Miriami që s`para është e deklaratave nëpër Instagram, e që s`para ka bërë as për të vëllain, e bëri për kunatin. “Love Youuu”, shkruajti përpara disa javësh në foton ku e kishte përqafuar fort Taulantin, kunatin e vogël. E që për pak i ngatërroi të gjithë, se e dinin Albanin.

(Postimi i Miriamit me kunatin, në Instastory)
Se nuk e kemi besuar gjyshen kur thoshte që kunati duhet si vëlla, po kunati ama, jo kunata. Me vitet që kalojnë respekti bëhet edhe dashuri. Dhe kur ka ndodhur me këta të showbizit, në kaq pak vite sa kanë me kunetërit, imagjino ç`bëhet me ata që kanë një jetë.

Tiranapost.al