Ju shteruan idetë? Këto janë 5 modelet e këpucëve që ju duhen pa mbaruar vera. Nga Lori tek.. (FOTO) – AlpeGossip
Ju shteruan idetë? Këto janë 5 modelet e këpucëve që ju duhen pa mbaruar vera. Nga Lori tek.. (FOTO)

Ju shteruan idetë? Këto janë 5 modelet e këpucëve që ju duhen pa mbaruar vera. Nga Lori tek.. (FOTO)

Jemi në muajin e fundit të verës por nëse ende keni nevojë për disa këshilla mode, atëherë jeni në vendin e duhur.

Këto janë 5 modelet e këpucëve që na duhen tani në verë sipas fashionistave shqiptare si Lori Hoxha, Armina Mevlani, Jonida Maliqi etj.

Ato e dinë gjithnjë se cila është risia e fundit në modë, ndaj dhe ne kemi sjellë disa nga këpucët më të fundit që duhet t’i keni me patjetër.

Nga shapkat te atletet, këto janë 5 modelet e këpucëve që na duhen pa mbaruar vera:

Shapkat (Pool Sliders)
Ato janë perfekte për plazh, janë të thjeshta, komode dhe për më tepër nuk njohin gjini. Shapkat klasike të pishinave apo të plazhit tashmë kanë zbarkuar dhe në vendin tonë, në mesin e figurave të njohura të televizionit. Megjithatë, të famshëm si Jonida Maliqi, Armina Mevlani, Getoar Selimi etj, kanë një të përbashkët. Ata kanë zgjedhur shapkat “Givenchy Paris”, në ngjyrë klasike të zezë që janë lehtësisht të kombinueshme.

Atletet e baballarëve
Veshjet “casual” kanë pësuar një revolucion, duke u drejtuar më shumë nga rehatia. Influencueset e modës në Shqipëri, si Lori Hoxha, Armina Mevlani, Ariana Fejzullahu apo Liberta Spahiu, janë të parat që kanë nisur ta ndjekin. E kemi fjalën për atletet e baballarëve që janë me gomë të gjerë dhe të trashë, të cilat janë të kombinueshme me çdo stil veshjeje, klasik apo sportiv.

Sandalet minimaliste
Ato janë sandalet më elegante të sezonit dhe i shohim kudo. Sandalet minimaliste me një rrip të hollë në pjesën e gishtave, tregojnë një këmbë elegante si ajo e Armina Mevlanit apo Morena Tarakut. Janë të kombinueshme me pantallona, xhinse apo fund dhe fustane. Mund të quhet ndryshe si sandelet “it” të verës dhe jo më kot.

Shapkat e bardha luksoze
E bardha shkon me gjithçka ashtu si shapkat luksoze të Armina Mevlanit apo Elvana Gjatës. Të sheshta dhe të rehatshme, këto shapka janë perfekte për në përditshmëri, plazh, apo edhe në daljet në darkë. Dy fashionistat shqiptare kanë preferuar t’i veshin me veshje të bardha, për ta bërë look-un e tyre të njëtrajtshëm dhe me monochromatic.

Not used to

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Të shndritshme si dielli
Nëse ka një ngjyrë më në modë këtë vit është ajo “gold”. Nuk ka rëndësi nëse është ngjyrë floriri e artë apo në rozë, kjo nuancë e shndritshme si dielli është super e kërkuar nga fashionistat. Jonida Maliqi dhe Xhesika berberi e sjellin të veshur me mjaft stil.