Një muaj më parë vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, Marina Fara u komentua gjatë nga mediat pas një fotoje ku ajo shfaqej në një qendër gjinekologjike duke bërë eko.
Siç u mësua ajo ishte në pritje të ëmbël, mirëpo bukuroshja brune nuk reagoi aspak mirë nga ky lajm dhe mori një vendim drastik.
Marina në fillim ndryshoi emrin e profilit të saj në Instagram dhe më pas e mbylli atë. Prej një muaji ajo nuk është bërë aktive në rrjetet sociale. Mirëpo ditën e sotme Marina ka vendosur që të publikojë një foto në profilin e saj në Facebook.
Në foton e siguruar nga ‘Story.al’ bukuroshja brune shfaqet e veshur shumë thjesht teksa ka pozuar në mënyrë shumë serioze, ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim zakonisht. Siç duket shtatzënia e ka ndryshuar shumë atë. Ndërkohë ajo është pyetur nga fansat e saj për profilin e Instagram dhe Marina u ka treguar se e ka mbyllur atë me kohë.