PËRVEÇ VIZITËS TEK DERMATOLOGU/ Këto janë 2 mënyra të pagabueshme për të kuptuar llojin e lëkurës – AlpeGossip
PËRVEÇ VIZITËS TEK DERMATOLOGU/ Këto janë 2 mënyra të pagabueshme për të kuptuar llojin e lëkurës

PËRVEÇ VIZITËS TEK DERMATOLOGU/ Këto janë 2 mënyra të pagabueshme për të kuptuar llojin e lëkurës

Ndoshta ju e dini se çfarë do të porosisni kur bëhet fjalë për kafe, por mund të jeni më shumë të pasigurt kur vjen puna te lloji i lëkurës. Përveç një vizite te dermatologu, ka dy prova përmes të cilave mund të kuptoni llojin e lëkurës.

Prova ditore

“Mënyra më e lehtë për të përcaktuar llojin e lëkurës tuaj është të shihni se si shfaqet nga mëngjesi deri në mbrëmje në një ditë normale”, thotë Melanie Palm, dermatologe dhe kirurge kozmetike.

A është lëkura me yndyrë dhe duket me shkëlqim? Nëse po, keni fytyrë të yndyrshme. A shkëlqen vetëm në zonën e mjekrës, hundës dhe ballit, por pjesa tjetër është pa shkëlqim? Nëse po, keni lëkurë mikse. A keni pak yndyrë, skuqje minimale ose aspak? Nëse po, keni lëkurë normale. Nëse lëkura juaj ndihet e tendosur dhe si e rrjepur, atëherë është e thatë. Nëse ndjeni kruarje, skuqje dhe inflamacion keni lëkurë të ndjeshme.

Testi i larjes

Në çdo kohë, mund të provoni të vlerësoni lëkurën. Lani fytyrën me një pastrues të butë dhe mos aplikoni ndonjë produkt ose përbërje. Prisni 30 minuta dhe ekzaminoni se si ndihet lëkura. Bëjeni këtë provë kur fytyra ndihet relativisht e qetë, që do të thotë se nuk është e kuqe ose e nxehtë pas vrapit ose pas ndonjë aktiviteti tjetër.

Nëse keni vështirësi për të identifikuar llojin e lëkurës, ndoshta duhet të kontaktoni me dermatologun për një test të mirëfilltë.