Gjatë ndarjes së çmimeve Oscar, aktorja me famë botërore, Lady Gaga, kishte veshur një fustan të zi në formë busti, me doreza të gjata dhe flokët e mbledhur mbi kokë, pamje të cilën me siguri do të kujtoheni t’a keni parë dikur tjetër.
Në fakt, të njëjtën veshje si Gaga, aktorja Almeda Abazi e ka veshur para saj gjatë njërës prej puntatave të “Dancing with the stars” në Shqipëri.
Almeda ka publikuar në Instastoryn e saj fotot e bashkuara të aktoreve, si edhe personazhin ku ajo është frymëzuar për këtë veshje. Bëhet fjalë për aktoren britanike Audrey Hepburn, e cila doli me këtë veshje në vitin 1961.
“Unë s’do ta kisha bërë këtë Gaga e dashur. Ideja ime”, shkruan Almeda krahas postimit të saj.