EDHE PSE MERR PJESË NË “FESTIVALIN E KËNGËS”/ Soni ka një konkurrente tjetër të preferuar (FOTO) – AlpeGossip
EDHE PSE MERR PJESË NË “FESTIVALIN E KËNGËS”/ Soni ka një konkurrente tjetër të preferuar (FOTO)

EDHE PSE MERR PJESË NË “FESTIVALIN E KËNGËS”/ Soni ka një konkurrente tjetër të preferuar (FOTO)

Do të mbahet sot nata e dytë e “Festivalit të Këngës” ku të gjithë pjesëmarrësit do të këndojnë këngët që lançuan dje por me një ndryshim: këtë herë ata duhet të performojnë edhe me efekte skenike e trup baleti shoqëruse. Kjo zgjedhje është bërë që juria të ketë një ide më të mirë lidhur me këngën që duhet të zgjidhin përfaqësuese për në Eurovizion.

Soni Malaj është një nga emrat më të lakuar të këtij edicioni por vetëm pak më parë teksa ndodhen në prova gjenerale, këngëtarja ka bërë një postim në Instastory teksa Orgesa Zaimi ka qenë duke kënduar dhe ka shkruar aty “e preferuara ime”.

Mesa duket, Soni përveç vetes mendon se duhet të jetë Orgesa që ta fitojë këtë edicion të “Festivalit të Këngës” dhe neve na vjen gjithmonë mirë kur këngëtaret mbështesin njëra tjetrën dhe kur janë në të njëjtën garë.