“MË KE MUA”/ Kejsi Tola sapo mori “dhuratën” më të ëmbël nga Venera dhe Lindi – AlpeGossip
“MË KE MUA”/  Kejsi Tola sapo mori “dhuratën” më të ëmbël nga Venera dhe Lindi

“MË KE MUA”/ Kejsi Tola sapo mori “dhuratën” më të ëmbël nga Venera dhe Lindi

Padyshim që “Më ke mua” nga Kejsi Tola ka qenë një nga këngët më të bukura të Kënga Magjike ndaj dhe vazhdon dëgjohet masivisht edhe tashmë që kompeticioni përfundoi. Sigurisht janë të dashuruarit ata që e ndjejnë më së miri çdo fjalë e çdo tingull të kësaj kënge dhe kush më mirë se Venera Lumani dhe Lind Islami mund të bënin një cover të kësaj kënge.

Lindi me kitarë dhe Venera me një gotë verë në dorë teksa këndon e bën “Më ke mua” një këngë aq reale sa me siguri Kejsi Tolës do i ketë pëlqyer shumë. Videon e çiftit simpatik ajo e ka postuar në Instagramin e saj në formë falenderimi.

Ky vit në Kënga Magjike nuk ka qenë vetëm viti i këngëve të bukura por edhe viti i “cover”-ave. Mjaft të kujtojmë se plot 4 këngëtarë kanë bërë cover “Plas” të Flori Mumajesit.

Kjo tregon qartazi se këngët pjesëmarrëse në Kënga Magjike kanë qenë të një niveli të lartë si në cilësi ashtu edhe në pëlqyeshmërinë e publikut.