“LULJA MË E BUKUR…”/ Marrëdhënia e Orinda Hutës me vjehrrën qenka për t´u patur zili (FOTO) – AlpeGossip
“LULJA MË E BUKUR…”/ Marrëdhënia e Orinda Hutës me vjehrrën qenka për t´u patur zili (FOTO)

“LULJA MË E BUKUR…”/ Marrëdhënia e Orinda Hutës me vjehrrën qenka për t´u patur zili (FOTO)

Orinda Huta dhe Turjan Hyska kanë kaq shumë vite bashkë, saqë na duket sikur s’kanë qenë kurrë pa njëri-tjetrin!

Ata janë njohur që në fillimet e tyre në ekran dhe historia e bukur e dashurisë ka vazhduar prej vitesh. Orinda dhe Turi mundohen të jenë sa më aktivë në rrjete sociale dhe ndajnë shpesh me ndjekësit momente nga dita e tyre.

Herë pas herë, në profilet e tyre kemi parë edhe foto të ëmbla të portretit familjar, teksa Orinda ka pozuar me familjarët e Turit.

Por, e dini që Orinda ka marrëdhënien më perfekte me vjehrrën? Po po! Këtë na ka lënë të kuptohet komenti i mamasë së Turit në një pozë të nuses.

“Lulja më e bukur e stinës”, ka shkruar ajo krah një tjetër fotoje të Orindës në ‘Facebook’.

Epo, keni parë kështu?

Së fundmi, një foto e Orindës ka ngritur dyshimet se ajo mund të jetë në pritje të ëmbël.

Në këtë foto çifti shfaqen të përqafuar dhe duke i vendosur duart tek barku i saj, nga ku lindin dyshimet se mos vallë moderatorja është në një pritje të ëmbël?

Ky dyshim vjen jo vetëm për mënyrën sesi janë shfaqur në foto, por edhe nga komentet që mikeshat e saj kanë bërë në këtë postim.

Moderatorja e njohur shqiptare, Xhemi Shehu, i ka lënë 3 zemra si koment, që lë vend për dyshime se këto zemrat mund të përfaqësojnë nga një për secilin.

Të njëjtën gjë ka bërë edhe Marçela Lati, e cila ka zgjedhur ngjyrën rozë për zemrën e 3-të në komentin e saj në foto dhe kjo mund të jetë dhe një e dhënë për gjininë e fëmijës, gjithmonë nëse moderatorja është shtatëzënë.

Nga ana tjetër, përgjigjia e Orindës për të dyja mikeshat është e njëjtë, ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet secilës me nga gjashtë zemra.

Për momentin, ky mbetet vetëm një aludim, dhe mbetet për t’u parë nëse Orinda dhe Turi do ta konfirmojnë ose jo.