ABUZIMI ONLINE/ Në Britani nis fushata në mbrojtje të dukeshave – AlpeGossip
ABUZIMI ONLINE/ Në Britani nis fushata në mbrojtje të dukeshave

ABUZIMI ONLINE/ Në Britani nis fushata në mbrojtje të dukeshave

Gjithnjë e më tepër po abuzohet online referuar postimeve për dukeshat Kate Middleton dhe Meghan Markle. Kësisoj disa nga revistat më të famshme në Britani kanë nisur një fushatë për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi mënyrën si postojnë në internet.

Meghan, dukesha e Sussex-it dhe Catherine, dukesha e Cambridge-it, bien shpesh pre e komenteve abuzive, që bëhen zakonisht nga fansat e Kate kundër Meghan-it ose e anasjellta.

“Mediat abuzojnë dhe i vënë Kate dhe Meghan kundër njëra-tjetrës. Si rrjedhojë, edhe fansat vendosen kundër njëri-tjetrit.” – tha për CNN redaktorja përgjegjëse për çështjet mbretërore në revistën Hello!, Emily Nash.

Hello! ishte revista e parë që nisi fushatën #HelloToKindness frymëzuar nga gjithë komentet fyese të njerëzve në internet. #HelloToKindness ka për qëllim t’i ndërgjegjësojë njerëzit për të qenë më të sjellshëm në internet.

“Njerëzit ndihen të fuqizuar kur janë agresivë dhe abuzivë përmes tastierës. Një anë e errët e tyre del në pah.” – shton Nash.

Mediat britanike përqëndrohen shpesh mbi rivalitetin Kate vs Meghan duke i ndarë njerëzit nëpër “kampe”, pa qenë nevoja. Fushata u frymëzua edhe nga raste të tjera të njerëzve të famshëm dhe jo vetëm.

“Është e lehtë të thuash ndonjë gjë nëse je anonim dhe je një mijë kilometra larg”, tha Emily Nash duke theksuar se fushata “nuk ka të bëjë me censurim, por me ngritjen e standardit të bisedës”.