PUSHIMET E PARA TË JONIT/ Adelina publikon portretin më të ëmbël familjar (FOTO) – AlpeGossip
PUSHIMET E PARA TË JONIT/ Adelina publikon portretin më të ëmbël familjar (FOTO)

PUSHIMET E PARA TË JONIT/ Adelina publikon portretin më të ëmbël familjar (FOTO)

Në gusht të këtij viti, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë që së bashku me bashkëshortin maqedonas, Serjoza Markov, e pagëzuan me emrin Jon.

Vetëm 5 muaj pas lindjes së djalit, çifti ka nisur pushimet e para familjare në një vend me dëborë, nga ku Adelina ka publikuar shpesh foto e video, duke treguar se po i shijon pamasë këto pushime.

Së fundmi, ajo ka ndarë në profilin publik të Instagramit të vogëlushit të saj portretin më të ëmbël familjar, ku ka pozuar krah bashkëshortit dhe djalit, teksa duken të lumtur në praninë e njëri-tjetrit.