Johnny Depp ka thënë se ndihet keq për autoren JK Rowling pas reagimit të ashpër që ajo mori kur mbështeti pjesëmarrjen e aktorit në serinë e filmave “Fantastic Beasts”.
Në dhjetor, Rowling tha se ishte “vërtet e lumtur” për pjesëmarrjen e Depp, pavarësisht akuzave që kishte marrë nga ish-gruaja e tij Amber Heard për dhunë në familje.
“JK ka parë provat dhe për këtë arsye e di që unë jam akuzuar gabimisht. Kjo është arsyeja pse ajo më ka mbështetur publikisht. Ajo nuk i merr gjërat të mirëqena. JK Rowling nuk do më mbështeste nëse nuk do e dinte të vërtetën”, tha aktori për Entertainment Weekly.
Amber Heard paraqiti kërkesën për divorc nga aktori pas 15 muaj martese në maj 2016.
Regjistrimi i saj pohonte një histori abuzimi gjatë gjithë lidhjes, të cilën aktori e ka mohuar.