“Fotot e nxehta në instagram e acarojnë”/ Kim Kardashian zbulon problemet me Kanye West – AlpeGossip
“Fotot e nxehta në instagram e acarojnë”/ Kim Kardashian zbulon problemet me Kanye West

“Fotot e nxehta në instagram e acarojnë”/ Kim Kardashian zbulon problemet me Kanye West

Kim Kardashian ka qenë e ftuara e radhës tek ‘Ellen’, ku foli për familjen, karrierën dhe gjithçka tjetër rreth saj. Ndër të tjera u diskutua për fotot që ajo publikon, të cilat janë goxha provokuese. Teksa një nga fotot e saj ku është duke gatuar shfaqej në ekran, Kim shfrytëzoi momentin për t’i dhënë përgjigje pyetjes që kanë ngritur miliona fansa. “Nuk gatuaj më të brendshme! Isha vërtetë duke gatuar, por në foto jam shfaqur me të brendshme sa për ‘Instagram’. Me siguri kështu kam qenë veshur poshtë rrobave normale”,-ka shpjeguar ylli televiziv.

 

Siç mund ta kuptoni Kim nuk është edhe aq vetvetja sa shumë prej jush mund të mendojnë. Ndërsa pyetjes për bashkëshortin e saj, çfarë mendon ai për këto foto bukuroshja e ekranit i dha një përgjigje që pak e prisnin. “Bezdiset shumë. Në fakt është gjysmë për gjysmë. Ai do që unë të bëjë gjithçka dua dhe të jem vetja, por këto pozat herë pas here i shkaktojnë siklet dhe nuk nguron të ma tregojë”,-u shpreh ajo. Me pak fjalë jeta e Kardashianëve nuk është edhe aq e thjeshtë sa duket.