LE TË BIEN KËMBANAT/ Bella dhe “The Weeknd” shumë shpejt ecin drejt altarit (FOTO) – AlpeGossip
LE TË BIEN KËMBANAT/ Bella dhe “The Weeknd” shumë shpejt ecin drejt altarit (FOTO)

LE TË BIEN KËMBANAT/ Bella dhe “The Weeknd” shumë shpejt ecin drejt altarit (FOTO)

Bella Hadid dhe The Weeknd janë gati të ecin drejt altarit dhe të bëjnë betimet për dashurinë e tyre. Burime pranë “UsWeekly” kanë mësuar se këngëtari i hitit “Starboy” është gati të propozojë për martesë supermodelen e “Victoria’s Secret”.

“Ata janë shumë të dashuruar me njëri – tjetrin dhe shumë të lumtur. Propozimi është në horizont dhe nuk do të vonojë shumë”- u shpreh burimi.

Bella dhe Abel u lidhën në vitin 2015 dhe u ndanë një vit më pas. Në janar të 2017, The Weeknd konfirmoi se kishte nisur një histori të re dashurie me Selena Gomez, teksa u fotografuan duke u puthur ne Venecia, Itali.

Mirëpo, 10 muaj më pas, ata u ndanë dhe Abel u rikthye me vrap tek Bella!

Tanimë, ata kanë nisur edhe bashkëjetesën në një apartament në Manhattan, ku paguajnë rreth 60 mijë dollarë në muaj.

“Ai i kërkoi të jetonin bashkë, e sigurisht që ajo pranoi. Ajo mendon se ky është hapi tjetër i mirë në lidhjen e tyre” – përfundoi burimi.