FESTON SOT DITËLINDJEN/ Luana i publikoi fotot e vjetra Marinës dhe ja si duken dy motrat – AlpeGossip
FESTON SOT DITËLINDJEN/  Luana i publikoi fotot e vjetra Marinës dhe ja si duken dy motrat

FESTON SOT DITËLINDJEN/ Luana i publikoi fotot e vjetra Marinës dhe ja si duken dy motrat

Sot është ditëlindja e moderatores Marina Vjollca dhe një ndër njerëzit e saj më të dashur që po e feston me gëzim këtë ditë është motra e saj Luana.

Që prej minutave të para të mesnatës, kur trokiti data 17 maj, Luana publikoi një video të këndshme ku shfaqej me motrën e saj.

Luana i bëri dedikimin më të veçantë Marinës, gjysmës së saj më të mirë pa të cilën thotë se s’do të ishte asgjë.

“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime. Dashuria ime e përjetshme!!! @marina_vjollca 💜 Ti e di që pa ty s’do isha asgjë”, shkruan Luana.

Nuk ka vonuar dhe përgjigjja e Marinës e cila ia kthen Luanës me po të njëjtën dashuri:

“Faleminderit shumë dashuria ime! Unë s’do isha asgjë pa ty, më përmbush❤️”.

Por surpriza nuk mbaroi me kaq, pasi në ditën e saj të lindjes Luana i publikoi një foto nga fëmijëria Marinës me shkrimin: Gjithmonë bashkë!

Gjithashtu ajo publikoi foto të tjera të vjetra ku shfaqej me të motrën, që nga dita e saj e dasmës e deri të pushimet që kanë kaluar bashkë dhe momentet më të veçanta!

Kur flasim për dashurinë mes motrave, për Luanën 1+1 baras 1 dhe kjo nuk diskutohet!