“E KEMI ZGJEDHUR EMRIN E BEBIT”/ Burak dhe Fahriye flasin për pritjen e ëmbël (FOTO) – AlpeGossip
“E KEMI ZGJEDHUR EMRIN E BEBIT”/ Burak dhe Fahriye flasin për pritjen e ëmbël (FOTO)

“E KEMI ZGJEDHUR EMRIN E BEBIT”/ Burak dhe Fahriye flasin për pritjen e ëmbël (FOTO)

Pak javë më parë, u mësua se çifti i njohur turk Burak Özçivit dhe Fahriye Evcen do të bëhen prindër për të parën herë. Për ta shijuar ashtu siç duhet pritjen e ëmbël, Fahriye udhëtoi drejt Gjermanisë për të qëndruar me familjen e saj, sigurisht që edhe Burak nuk e la vetëm.

Çifti është rikthyer në Turqi dhe nuk i ka shpëtuar dot gazetarëve, të cilën e kanë pyetur për shtatzënisë.

“Shtatzënia po shkon mirë. Gjithçka është në rregull. Djali është i shëndetshëm dhe kjo ka rëndësi” –tha aktorja turke.

Sakaq, Burak tregoi se e kanë zgjedhur emrin e vogëlushit, por refuzuan ta bëjnë të ditur.

“E kemi zgjedhur emrin e bebit. Poooor mos prisni që ta ndajmë tani me ju. Është shumë herët” –tha aktori.

Aktorja turke është në muajin e pestë të shtatzënisë.