“SIGURISHT QË DO I BËJ…”/ Rudina Dembacaj rrëfen planet për një fëmijë të dytë – AlpeGossip
“SIGURISHT QË DO I BËJ…”/ Rudina Dembacaj rrëfen planet për një fëmijë të dytë

“SIGURISHT QË DO I BËJ…”/ Rudina Dembacaj rrëfen planet për një fëmijë të dytë

Rudina Dembacaj po shijon romancën me Mark Frrokun, e pas komenteve negative të shumta në rrjet, aktorja e humorit ka vendosur të japë disa përgjigje për ndjekësit.

Duke qenë se pas lajmit për ndarje nga ish-bashkëshorti, nuk vonoi shumë që Rudina të konfirmonte lidhjen me Frrokun, interesi i ndjekësve fokusohet më së shumti në dy ‘trekëndësha dashurie’: Aleksi, Rudina, Marku dhe Viktoria, Rudina, Marku. A do të bëhet vogëlushja Viki së shpejti me një motër ose vëlla? “Sigurisht që do i bëj. Por jo tani shpejt. Të rritet edhe pak Viki”, është përgjigjur Dembacaj për një nga pyetjet e drejtuara në Instagram.

Për sa i përket fotove me Aleksin që Rudina i mban ende në llogarinë e saj në Instagram, aktorja është shprehur: “[I mbaj] sepse janë kujtime, momente të bukura të jetës”. /News31.al