U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Elgit Doda zbulon arsyen pse zgjodhi për të birin emrin Krid (FOTO) – AlpeGossip
U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Elgit Doda zbulon arsyen pse zgjodhi për të birin emrin Krid (FOTO)

U BË BABA PËR HERË TË PARË/ Elgit Doda zbulon arsyen pse zgjodhi për të birin emrin Krid (FOTO)

Në fillim të muajit qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë.

Çifti u bekua me një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Krid, i cili është kthyer në një ndër bebushët më të komentuar të momentit në showbiz-in shqiptar.

Të gjithë janë kuriozë të shohin portretin e Kridit dhe të mësojnë se cilit prej prindërve i ngjan më shumë.

Teksa ne presim foto të të voglit, Elgiti ka ndarë një tjetër detaj interesant për djalin e tij.

Duket se çifti është frymëzuar nga një film për emrin e të voglit, pasi vetë producenti ka ndarë në InstaStory një foto domethënëse.

Ai ka fotografuar titullin e një filmi në ekran, “Krid 2”, pa shkruar asgjë më tepër rreth fotos.

Megjithatë, kjo lë të kuptohet se Elgiti dhe Klea janë frymëzuar pikërisht nga filmi i regjisorit Ryan Coogler, i cili tregon historinë e djalit të një kampioni peshash të rënda.

Frymëzim interesant për t’i vendosur emrin të voglit!