Moderatorja e njohur Kiara Tito është përfolur shumë së fundmi për look-un e ri, pasi i preu flokët në modelin më trendi të momentit, “Bob”.
Në profilin e saj në Instagram, Kiara ka publikuar poza të ndryshme me pamjen e re, mirëpo një koment jo fort i këndshëm i një ndjekësi i ka tërhequr vëmendjen moderatores.
“Si grua 50-vjeçe”, i shkruan ai, të cilit Kiara ja ka mbyllur gojën me 2 fjalë:
“Unë si grua 50-vjeçe, por ti si grua e keqe”, ja kthen ajo, bashkëngjitur me një emoji duke qeshur.