”BUKË ME VETE”/ Blerina Bombaj, Denada Toçe dhe Gerta Heta ndërmarrin nismën e rëndësishme për fëmijët – AlpeGossip
”BUKË ME VETE”/ Blerina Bombaj, Denada Toçe dhe Gerta Heta ndërmarrin nismën e rëndësishme për fëmijët

”BUKË ME VETE”/ Blerina Bombaj, Denada Toçe dhe Gerta Heta ndërmarrin nismën e rëndësishme për fëmijët

Të ushqyerit shëndetshëm është sfida më e madhe e viteve të fundit, teksa gjithnjë e më shumë ankohemi se “nuk dimë çfarë hamë”.

Sidomos, kur vjen puna te fëmijët, përgjegjësia rritet dhe të gjithë bëhemi më të ndjeshëm e të kujdesshëm.

Me nisjen e vitit të ri shkollor, dietologia Blerina Bombaj ka ndërmarrë edhe një nismë të rëndësishme të quajtur “Bukë me vete”.

Ajo ka ftuar shumë mikesha të saj dhe zonja të ekranit si Denada Toçe apo Gerta Heta, t’i bashkohen.

Nisma konsiston në marrjen e bukës me vete nga fëmijët në shkollë.

Sipas Bombajt, t’i përgatisësh fëmijës bukën me vete është një ogur i fortë në themelet e shëndetit të tij.

Nuk ka asgjë për ‘turp’ në këtë histori. Përkundrazi, buka me vete jep garanci për shëndetin e fëmijës që nuk ka pse merr lekë nga shtëpia për t’i shpenzuar pastaj me produkte të pakontrolluara dhe të dëmshme në shkollë.

‘Bukë me vete’ është kthyer tashmë në një sfidë në rrjetet sociale dhe nënat publikojnë fotot e ushqimit të përgatitur për fëmijët duke ftuar nëna të tjera të bëjnë të njëjtën gjë.

Screenshot_4.jpg

Screenshot_5.jpg