“KJO VAJZA KËTU NUK KA FAJ”/ Donaldi flet me Antonelën: Nuk isha jashtë 8 muaj? – AlpeGossip
“KJO VAJZA KËTU NUK KA FAJ”/ Donaldi flet me Antonelën: Nuk isha jashtë 8 muaj?

“KJO VAJZA KËTU NUK KA FAJ”/ Donaldi flet me Antonelën: Nuk isha jashtë 8 muaj?

Pas të gjitha ngjarjeve që ndodhën gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Donald Veshaj duket se është acaruar shumë. Teksa bisedonte me Antonelën në dhomën e gjumit, shprehet se ai “doli i keqi”.

Sipas tij, ai nuk ka gënjyer asnjëherë as brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe as jashtë. Veshaj u shpreh gjithashtu se “Beatrix nuk ka asnjë faj”.

Biseda mes Donaldit dhe Antonelës:

Donaldi: Po dal unë i keqi

Antonela: Po pse i keqi?

Donaldi: Nuk e di pra, se kam bërë

Antonela: E di se nuk e ke bërë me qëllim se është situata

Donaldi: Thjesht kam puthur, thjesht kam dhuruar diçka kur më ka ardhur për ta bërë. Edhe kam dalë i keqi, e kupton. Edhe të pres diçka nga njeri tjetër, dal prapë i keq unë. Se unë kur kam qenë jashtë më ka ardhur ndonjë mesazh? Ça më ka ardhur mua? Ça letre duhet të dërgoj unë? Unë nuk kam qenë jashtë? 8 muaj nuk kam qenë jashtë? E ndoshta ti e di më mirë se mua

Antonela: E di, vetëm qetësohu

Donaldi: Nuk dua që ajo tjetra të ndihet keq. Nuk dua që asnjë të ndihet keq, as ai njeriu jashtë

Antonela: Ti je duke u ndjerë me keq se të gjithë

Donaldi: Po se nuk dua të bëj njerëzit të ndihen keq. Nuk i kam bërë gjërat për keq

Antonela: Është kollaj me i kritiku njerëzit kur nuk je në situatë. Unë kurrë për jetë nuk kisha dasht me qenë në këtë situatë. E di që ke mëdyshjet e tua

Donaldi: Nuk kam mëdyshje

Antonela: Njerëzit kritikojnë, nuk janë në brendësi tënde me e dit se si ndihesh. Vetëm kritikojnë në ajër, në teori, por në praktikë askush nuk është me e dalluar se si është situata

Donaldi: Nuk e ndaloj dot. Keq që bëra këtë e keq që bëra atë. Thjesht nuk gënjej për asgjë, as këtu brenda e as jashtë, për çdo gjë që i kam thënë asaj atje dhe njerëzve këtu brenda. Sepse jam non stop me mish e shpirt për çdo gjë. Kjo vajza këtu nuk ka asnjë faj