U AKSIDENTUA ME MAKINË/ Prezantuesja e “Top Channel” zbulon si qëndron e vërteta – AlpeGossip
U AKSIDENTUA ME MAKINË/ Prezantuesja e “Top Channel” zbulon si qëndron e vërteta

U AKSIDENTUA ME MAKINË/ Prezantuesja e “Top Channel” zbulon si qëndron e vërteta

Pak javë më parë në të gjitha mediat u përhap me shpejtësi lajmi se moderatorja Fjoralba Ponari kishte bërë aksident me makinë.

Vetë Fjoralba ndau me të gjithë një fotografi të makinës në ‘Instagram’, duke treguar se fatmirësisht nuk ishte lënduar, por kishte vetëm dëme materiale.

Në fakt duket se e gjithë situata ka qenë një inskenim për emisionin ‘E Diell’. Ditën e sotme në emision u publikua një video, në të cilën Fjoralba përmes disa hapave tregonte se si duhet të veprojnë të gjithë shoferët në rastet e një aksidenti të tillë.

Ajo ka treguar se edhe kushërinjtë nga Amerika ishin bërë merak për lajmin e aksidentit, por sot i qetësoi të gjithë duke zbuluar të vërtetën. Kujtojmë se Fjoralba Ponari drejton emisionin ‘E diell’ përkrah Edi Manushit dhe Nevina Shtyllës.

ImageImage