“E kompleksoi Muçi”, Ilda Bejleri i mbyll gojën Arian Çanit (FOTO) – AlpeGossip
“E kompleksoi Muçi”, Ilda Bejleri i mbyll gojën Arian Çanit (FOTO)

“E kompleksoi Muçi”, Ilda Bejleri i mbyll gojën Arian Çanit (FOTO)

Debati i nxehtë mes Ilda Bejlerit dhe Mustafa Nanos, që pushtoi së fundmi mediat, duket se ende nuk është mbyllur.

I fundit që reagoi për këtë debat ishte gazetari Arian Çani, i cili postoi në profilin e tij në ‘Instagram’ një foto të Ildës me dekolte të mbyllur. Krahas fotos ai shkroi :

“Me duket se ky Muçua i Nanove arriti ta kompleksojë këtë Ildën e Bejlerëve.”

Nuk ka vonuar dhe kundërpërgjigjia e gazetares sportive në profilin e saj në ‘Instagram’.

Ilda, pak orë më parë, publikoi një foto të sajën, ku e shohim të veshur me një fustan deri në fund të këmbëve. Mirëpo, dekolteja është tërësisht e hapur, duke i nxjerrë në pah linjat.

 

Mesa duket, kjo foto ka qenë përgjigjia e saj për komentin e Arian Çanit.