E mbani mend Pipi Çorapegjatën? Kështu duket ajo sot (FOTO) – AlpeGossip
E mbani mend Pipi Çorapegjatën? Kështu duket ajo sot (FOTO)

E mbani mend Pipi Çorapegjatën? Kështu duket ajo sot (FOTO)

Janë të paktë fëmijët tashmë në moshë të rritur, që nuk u kujtohet e famshmja “Pipi Çorapegjata”.

Historia e vajzës flokëkuqe me dy bishtaleca që jetonte vetëm me një majmun dhe një kalë të bardhë në një vilë në Suedi ka bërë për vete miliona lexues e shikues në mbarë botën.

Fillimisht lindi si libër, por më vonë, në vitin 1969, historia e Pipit u bë film me protagoniste aktoren suedeze Inger Nilsson, e lindur në vitin 1959.

Atëherë Nilsson ishte vetëm 10 vjeç dhe luante rolin e vajzës aventuriere me quka në fytyrë. Pas filmit që i dha famë në të gjithë botën, ajo e pati shumë të vështirë të gjente punë dhe pas disa rolesh të vogla, ajo hoqi dorë nga aktrimi dhe u bë sekretare në një klinikë mjekësore.