Merr fund një epokë/ “Versace” ka dalë në shitje dhe ja kush është blerësi i famshëm - AlpeGossip
Merr fund një epokë/ “Versace” ka dalë në shitje dhe ja kush është blerësi i famshëm

Merr fund një epokë/ “Versace” ka dalë në shitje dhe ja kush është blerësi i famshëm

Kompania “Michael Kors Holding Ltd” është pranë një marrëveshje për të blerë “Gianni Versace SpA”, pasi marka ikonë e modës tërhoqi interesin e disa pretendetëve.

Marka “Michael Kors” mund të shpallë një marrëveshje në fillim të kësaj jave, që e vlerëson “Versace”-n rreth 2 miliardë dollarë. Familja “Versace” do të vazhdojë të ketë një rol në kompani, sipas marrëveshjes që do të bëhet. Ndërsa bisedimet kanë të avancuara, nuk është arritur ende një marrëveshje përfundimtare.

Kompania “Blackstone Group LP” zotëron 20% të “Versace”-s, e cila shet bluza që variojnë nga 2,100 euro dhe atlete me 995 euro. Është e paqartë nëse firma private do të mbajë apo do t’i shesë aksionet e saj.

“Versace”, e njohur për stilin ekstravagant dhe logon me kokën e Meduzës, punësoi si shef ekzekutiv Jonathan Akeroyd në vitin 2016.

Donatella Versace dhe vëllai i saj Santo Versace kanë ndihmuar në drejtimin e kompanisë, që nga vrasja e vëllait të tyre Gianni, në 1997-n. Donatella ka postin e drejtores kreative, ndërsa Santo është kryetar.