“KRENARE”/ Vesa Luma na zbulon se në Zelandën e Re dëgjohet muzika e një DJ shqiptar – AlpeGossip
“KRENARE”/ Vesa Luma na zbulon se në Zelandën e Re dëgjohet muzika e një DJ shqiptar

“KRENARE”/ Vesa Luma na zbulon se në Zelandën e Re dëgjohet muzika e një DJ shqiptar

Dita ditës dëgjojmë se shqiptarët po korrin sukses në fusha të ndryshme në botë e i tillë është dhe rasti i sotëm.

Bëhet fjalë për DJ Regard, artistin shqiptar që është duke shënuar sukses në Europë e jo vetëm.

Ka qenë këngëtarja Vesa Luma ajo e cila ka ndarë në Instagram një lajm për Dj Regard duke thënë se është artisti më i dëgjuar i muajit në Zelandën e re- vend në të cilin Vesa jeton prej vitesh me Big Bastën dhe djalin e saj.

Dj më i dëgjuar këtë muaj dhe është shqiptar. Krenare” – ka shkruar Vesa në postimin e bërë në rrjetet sociale teksa shihet që dëgjon muzikën e Dj-t shqiptar.

Kujtojmë se, Dardan Aliu, i njohur me emrin Dj Regard, ka arritur që të hyjë në klasifikimet botërore me ‘remix’-in që i ka bërë këngës “Ride it”.

Ai ka arritur të pozicionohet në vend të parë në ‘The Official Big Top 40’, klasifikimi më i rëndësishëm në Britaninë e Madhe, si dhe në vend të 11-të në ‘Official Chart’.