Jeni gjithmonë në mëdyshje: një ditë keni një stil tërësisht klasik, tjetrën mërziteni me të dhe doni të ndryshoni. Gjeni veten më shumë te ngjyrat bazike dhe u jepni më shumë hapësirë aksesorëve, siç mund të jetë një rrip mesi apo varëse për të ndryshuar pamjen festive.
Dashi
Aventurierë dhe kreativë – Dashi di të gjejë veten në veshje dhe të zgjedhë gjithmonë atë që i shkon. Darkat festive janë gjithmonë zgjidhja perfekte, gjatë të cilave Dashi nuk gabon, por do ishte mirë të shtoni edhe ndonjë detaj që ju tregon më shumë gjendjen shpirtërore.
Demi
Jeni natyra të forta dhe praktike. Kjo do të thotë që investoni gjithmonë për t’u dukur bukur dhe për t’u ndier rehat. Megjithatë, për raste festash provoni edhe me disa detaje festive më shumë për të treguar atmosferë, si lule, ngjyra të ndezura apo edhe ndonjë aksesor peliçe në çanta apo këpucë.
Binjakët
Jeni gjithmonë në mëdyshje: një ditë keni një stil tërësisht klasik, tjetrën mërziteni me të dhe doni të ndryshoni. Gjeni veten më shumë te ngjyrat bazike dhe i jepni më shumë hapësirë aksesorëve, siç mund të jetë një rrip mesi apo varëse për të ndryshuar pamjen festive.
Gaforrja
Ju jeni të fokusuar te tradicionalja, kështu që qëndroni të bindur brenda stilit klasik me opsionet që nuk dalin kurrë nga stili: metalike, të errëta, por edhe pak lejla.
Luani
Luanët janë të zotë dhe të lindur për të qenë lider. Zakonisht këtë e tregojnë gjithandej dhe përfundimisht duan edhe të shfaqin veshjet e tyre të shtrenjta dhe të rënda. Kombinohen me ngjyrat bazike që i tregojnë edhe më të fortë.
Virgjëresha
Natyra modeste e Virgjëreshës nënkupton për festa kohë me familjen. Ju nuk keni dëshirë aspak të shokoni njerëzit që keni rrotull me look-un. Veshjet që tregojnë qafën e gjatë janë perfekte për ju, por edhe stili klasik i pantallonave do t’ju jepte një pamje më profesionale dhe tërheqëse.
Peshorja
Oh, Peshorja. Jeni kaq romantike! Por edhe zgjedhjet e veshjeve i bëni me kaq kujdes, sa asnjëherë nuk doni ta teproni. Look-u perfekt për ju është një fustan i kuq sipas linjave, i cili ju nxjerr në pah edhe pak shpatullat.
Akrepi
Kur hyn Akrepi në festë, të gjithë sytë përqëndrohen aty. Janë gjithmonë tërheqës, por edhe pamja e tregon gjithmonë këtë. Dinë të zgjedhin çdo gjë që u shkon. Ju nuk keni asnjëherë problem për të zgjedhur ngjyra të forta, veshje që tregojnë bukur linjat. Dini gjithmonë të tërhiqni vëmendje.
Shigjetari
Asgjë guximtare nuk është për Shigjetarin: ju doni të kaloni bukur dhe pa e pasur mendjen te mënyra se si ju rri fustani, pra nuk dëshironi të kujdeseni për të gjatë gjithë kohës, ndaj edhe këmbëngulni në prakticitet. Gjëja e fundit që do të donit është të qenit jopraktik. Por edhe nëse do të guxoni pak më shumë, me ngjyrat apo prerjet, sërisht do ishte bukur.
Bricjapi
Njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë praktikë: ju urreni të vishni diçka që nuk është pjesë e personalitet tuaj dhe që përgjatë natës mund të sjellë rreziqe. Më shumë do të preferoni ngjyrat e përshtatshme të stinës se sa të guxoni tepër. Ngjyrat metalike është zgjedhja më e mirë për festa.
Ujori
Të embël dhe të thjeshtë — kjo është mënyra se si të bën për vete Ujori. Ngjyrat dhe hijet e ngjyrave bazë janë ato që të tërheqin vëmendjen në veshjen e Ujorit dhe që e diferencojnë nga pjesa tjetër e shenjave. Ana artistike dhe kreative është ajo që i shton edhe më shumë detaje look-ut të tyre festiv.
Peshqit
Ka një pjesë të mirë prej jush që duan të dalin pak nga rutina në kohë festash, edhe pse përfundimisht jeni natyra që e vlerësoni bukurinë. Ngjyrat solide janë të duhurat për Peshqit, por edhe aksesorët janë një pjesë që jua shtojnë stilin në raste të veçanta. Për të shtuar edhe më shumë stilin, provoni më shumë ngjyra të forta.