MUND TË MOS I PËLQENI/ Këto çizme do të rikthehen sërisht në modën e 2020 – AlpeGossip
MUND TË MOS I PËLQENI/ Këto çizme do të rikthehen sërisht në modën e 2020

MUND TË MOS I PËLQENI/ Këto çizme do të rikthehen sërisht në modën e 2020

Nëse ju pëlqen të vishni fustane në dimër dhe keni një numër të madh çizmesh mbi gju, na lejoni t’ju njoftojmë që ato janë zëvendësuar nga çizmet poshtë gjurit. Në qoftë se keni menduar që këto lloj çizmesh kishin dalë nga moda për të mos u rikthyer kurrë, e keni pasur gabim. Bëhuni gati që këtë sezon çizmet poshtë gjurit t’i shihni kudo.

VIP-a si J.Lo, Billy Porter, Lily Aldridge dhe shumë të tjera e kanë konfirmuar këtë trend. Megjithatë, me të drejtë mund të thoni që VIP-at veshin gjithçka dhe sërish duken bukur. Si mund t’i vishni çizmet poshtë gjurit dhe të dukeni po aq trendy sa VIP-at?

Cosmopolitan ka menduar për ju duke ju frymëzuar me disa ‘street style’ që ndoshta do t’ju bëjnë të ndryshoni mendim për këto çizme. Hidhuni një sy dhe vendosni vetë.