I propozoi për martesë, Kastro Zizo flet për lidhjen me modelen shqiptare: Ne jemi... - AlpeGossip
I propozoi për martesë, Kastro Zizo flet për lidhjen me modelen shqiptare: Ne jemi…

I propozoi për martesë, Kastro Zizo flet për lidhjen me modelen shqiptare: Ne jemi…

Kastro Zizo është një nga personazhet që shpesh herë provokon me postimet dhe deklaratat e tij dhe komentohet gjatë nga mediat. Së fundmi ai bëri bujë pas një fotoje të publikuar në instagram, ku shihej i ulur në gjunjë me një unazë në dorë duke i propozuar modeles Kristina Skura, e cila vjet u shpall Miss Shqipëria.

Ai ka dhënë një intervistë së fundmi për ‘Panorama Plus’ ku ka treguar diçka më shumë për lidhjen e tij me modelen si dhe planet që ata kanë për fejesë.

Ndërkohë që është pyetur për foton në fjalë dhe për lidhjen me Kristinën, Kastro ka treguar se me të është njohur vitin e kaluar kur ai ka prezantuar ‘Miss Shqipërinë’.

“U njohëm vitin e kaluar kur prezantoja “Miss Shqipërinë”. Kanë filluar të më pëlqejnë ishujt grekë. Dhe ajo është lindur dhe rritur atje. Kemi shumë për të folur rreth florës dhe faunës në ishujt e Egjeut.”, ka treguar Kastro.

Ndër të tjera ai është pyetur nëse ka plane të martohet dhe të bëjë një fëmijë të tretë dhe ka çuditur me përgjigjen e tij.

“Unë bie në dashuri në “vite tek” dhe martohem në “vite çift”, kështu që realiteti është subjektiv gjithmonë!”, u shpreh ai.

“Pra, jeni fejuar dhe do të martoheni?”, e pyet gazetarja.

“E thashë edhe më sipër, që 2018 është numër çift”, përfundon Kastro duke mos zbuluar më shumë për marrëdhënien e tij me modelen.