“BOLL KRIJUAT HISTORI TË BELEN ME BURRA TË TJERË!”/ Pas ndarjes shpërthen Andrea Iannone – AlpeGossip
“BOLL KRIJUAT HISTORI TË BELEN ME BURRA TË TJERË!”/ Pas ndarjes shpërthen Andrea Iannone

“BOLL KRIJUAT HISTORI TË BELEN ME BURRA TË TJERË!”/ Pas ndarjes shpërthen Andrea Iannone

Këto ditë është folur shumë për jetën private të showgirl-it argjentinase Belen Rodriguez. Një krizë me pilotin e Moto Gp, një afrim me Fabrizio Coronan, shëtitjet në park me Stefano De Martino dhe kohët e fundit një darkë me Mirco Levati.

Pas gjithë këtyre ka ardhur një regaim i ashpër nga Iannone, i cili shkruan se tani po ekzagjerohet me lajmet për Belen dhe historitë me burrat e tjerë. Sipas tij ajo është një grua me ndjenja të vërteta dhe një nënë.

“Mjaft! Më duket se tani po e ekzagjeroni duke i krijuar histori dashurie Belen-it me burra të tjerë në emër të thashethemeve, vetëm që të shiten disa kopje më shumë pa asnjë respekt për një grua që ka vetëm një “gabim”… është e famshme. Ekzistojnë edhe miqësi të mira, Belen është një grua me ndjenja të vërteta dhe një nënë. Kështu që boll i gënjyet njerëzit dhe krijuat histori të pavërteta!” – përfundon Andrea.

Reagimi i tij vjen pasi mediat e “bashkuan” Belen me tre burra të ndryshëm në një periudhë të shkurtër kohore. Nuk është e lehtë për pilotin e Moto GP të pranojë gjithë këtë sepse ai nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të krijuar një familje me Rodriguez. Por thashethemet për një krizë mes tij dhe prezantueses së “Tu si que vales” qëndrojnë sepse ata nuk janë shfaqur më në publik. Kjo ka ndodhur edhe në mediat sociale ku deri para pak muajsh i kanë bërë fansat të ëndërrojnë për një histori të gjatë mes tyre.