TË MBULUARA ME “DOLLARË”/ Kim Kardashian “i vjedh idenë” Era Istrefit (FOTO) – AlpeGossip
TË MBULUARA ME “DOLLARË”/ Kim Kardashian “i vjedh idenë” Era Istrefit (FOTO)

TË MBULUARA ME “DOLLARË”/ Kim Kardashian “i vjedh idenë” Era Istrefit (FOTO)

Pak kohë më parë Era Istrefi u shfaq veshur me një lloj stili disi të çuditshëm. Një këmishë dhe një palë çizme me takë me printe dollari që binin shumë në sy. Të dyja i përkisnin firmës ‘Balenciaga’ dhe këmisha kushtonte 1.000 euro, ndërsa çizmet 1.100 euro.

 

Duket se të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe Kim Kardashian. Ditën e djeshme në festën e një prej miqve të saj, Kim kishte veshur një xhaketë me printe dollari dhe çizme me po të njëjtin model.

Xhaketa e Kim Kardashian kushton 1.562 paund. Ndërsa çizmet ishin të po të njëjtës firmë si ato të Erës, veçse kushtojnë disi më shumë, 1.456 paund.

Nuk mund të themi nëse Kim ka vjedhur idenë e Erës apo është thjesht rastësi, megjithatë veshja e saj duket shumë e ngjashme me atë të këngëtares shqiptare