Albi Nako “tradhton” Elvana Gjatën: I zbulon sekretet e klipit “Ku vajti” – AlpeGossip
Albi Nako “tradhton” Elvana Gjatën: I zbulon sekretet e klipit “Ku vajti”

Albi Nako “tradhton” Elvana Gjatën: I zbulon sekretet e klipit “Ku vajti”

Këngëtarja Elvana Gjata vetëm para pak javësh publikoi klipin e këngës së saj më të re “Ku vajti”, e cila po shndërrohet në një hit veror. Një videoklip që është vlerësuar shumë edhe për performancën në kërcim, e cila e bën edhe më tërheqës atë.

Koreografia e këtij klipi është realizuar nga Albi Nako, i cili ka rrëfyer sot në emisionin “Jo vetëm modë”, disa prapaskena nga xhirimet e këtij videoklipi.

Albi shpjegoi idenë e koreografisë dhe rrezkshmërinë e lartë të lëvizjeve që bënte Elvana gjatë klipit.

“E gjithë krijimtaria këtu nuk ishte një rastësi, gjërat e bukura vijnë nga rastësia. Edhe hedhja dhe kapja tek fyti, mund ta nis me shumë tej ajo pjesa e fytit sepse ‘Ku vajti’ është ku vajti dashuria. Normalisht njeriu në jetë ka peripecira të ndyshme ka dhe zgjedhje të lumturisë së vet. Dhe kishte shmangie mes balerinëve që përfaqësonin dashuritë dhe njerëzit. Ishte një dorë rastësore e një djali që e mbajti atë pa dashje dhe vetëm nga kjo lindi rastësia e atij detaji që ishte shumë i bukur dhe i dhashë edhe një ‘replay’ detajit”, tha Albi Nako.

 

Ai tha gjithashtu se pjesa e hedhjes së Elvanës gjatë klipit ishte shumë e rrezikshme, por pavarësisht kësaj ajo kishte qëndruar stoike.

“Sigurisht dhe pjesa e hedhjes, që është dërrmuese. Hedhja ishte aq sa e thjeshtë në gjuhën e baletit, po aq spikati edhe tek videoklipi. Ajo vajzë mund të dëmtohej ose mund t’i prisheshin tiparet se një hedhje e tillë, aq lart e të pritesh nga një distancë, poshtë nga balerinët ka grimasa që njeriu reagon edhe me sy, është ajo që quhet shembje, si të shembesh pas murit. Fytyra e saj në mënyrë perfekte e qetë! Sikur të ishte e animuar sesa të ishte qënie e gjallë”, përfundoi Albi në rrëfimin e tij.